Shkurt.ch
Së paku 20 refugjatë humbin jetën në Mesdhe
Një tragjedi e rëndë refugjatësh që ka ndodhur të martën u ka marrë jetën së paku 20 njerëzve në brugjet detare të Libisë.
Një tragjedi e rëndë refugjatësh që ka ndodhur të martën u ka marrë jetën së paku 20 njerëzve në brugjet detare të Libisë. Siç ka njoftuar marina libiane në mbrëmje, ajo ka arritur të shpëtojë 22 refugjatë që po mbaheshin në trupin e anijes së tyre të përmbytur.
Anija është fundosur rreth njëqind kilometra në lindje të kryeqytetit të Libisë, Tripolit.
Të mbijetuarit kanë thënë se në anije fillimisht kanë qenë rreth 150 veta.
Gjatë muajve të verës, me mijëra migrantë provojnë që nga Libia, me anije të kalojnë Detin Mesdhe për të zbarkuar në Itali.
Në muajt e deritashëm të këtij viti, në Itali kanë arritur më shumë se 80 mijë refugjatë, shkruan nzz.ch. Në vazhdimësi ka probleme me anije që fundosen ndërsa numri i të mbyturve në ujë është i panjohur.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












