Kosova
Së shpejti do të publikohet fjalori më i madh i gjuhës shqipe
Në nëntor do të publikohet fillimisht në internet
Mediat shqiptare bëjnë me dije se fjalori më i madh i gjuhës shqipe do të jetë gati në muajin nëntor, përcjell albinfo.ch.
Fjalori, i cili do të përmbajë rreth 120 mijë fjalë, do të vijë fillimisht në formatin virtual nga interneti, ndërsa në vitin 2025 do të vijohet edhe me procesin e printimit.
“Ky fjalor është dorëzuar. Do të ketë nevojë për modifikime të vogla teknike. Ndërkohë do të jetë i hapur fillimisht në qarqet akademike për të marrë mendime, korrigjime ose ide. Men një sasi faqesh të tillë normalisht për përdorim mund të shkojë deri në tri vëllime,” tregon Prof. Dr. Shezai Rrokaj.
Fjalori i ri është hartuar mbi parimin e përfshirjes të të gjitha fjalëve të trevave shqiptare, shprehet pedagogu Rrokaj, i cili mban edhe rolin e zëvendëskryeredaktorit në këtë proces.
“Qëllimi i këtij fjalori është që të ngrihet mbi fjalorët ekzistues, që janë të Akademisë së Shkencave – kam parasysh fjalorët e viteve 1980, 1984, 2002, 2006, 2020 – dhe të ketë një areal shumë të gjerë, që i përgjigjet në mënyrë të drejtë hapjes së hapësirës shqiptare brenda trojeve etnike,” shprehet z. Rrokaj.
Fjalori i ri I gjuhës shqipe është një punë në bashkëpunim mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademisë së Shkencave të Kosovës si edhe gjuhëtarëve nga Maqedonia e Veriut.
https://youtu.be/0Kz0iTAC_Gg?si=YRbUNTq0t0u7538L
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













