Lajme
Së shpejti e gatshme shtatorja e Rugovës
Shtatorja do të vendoset në sheshin që mban emrin e Ibrahim Rugovës, përballë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës
Artistët më të mëdhenj të skulpturës po punojnë në vijimësi për ta finalizuar shtatoren gjigante të ish presidentit Ibrahim Rugova. Kjo shtatore do ta “ringjallë”, njërin nga drejtuesi politik të lëvizjes paqësore në Kosovë, Dr. Rugovën.
Shtatorja e së shpejti do të jetë e gatshme dhe do të vendoset në sheshin që mban emrin e tij, përballë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
“Artistë të mëdhenj po punojnë në finalizimin e saj. Përmasat dhe realizimi i shtatores janë impresionuese”, ka shkruar në rrjetin social facebook, nënkryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Avdullah Hoti, raporton “Koha”,
Ai është i sigurt se të gjithë, në veçanti ata që e kanë njohur nga afër presidentin Rugova, do të mahniten me madhështinë e kësaj shtatoreje.
“Me kalimin e kohës, përmasat e personalitetit të Presidentit Rugova vijnë duke u rritur”, ka shkruar Hoti, duke mos dhënë sqarime shtesë sa do të jetë e madhe shtatorja dhe cili nga skulptorët e ka fituar tenderin ndërkombëtarë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











