Lajme
Së shpejti hapet rruga Stançiq-Bellanoc
Me këtë pikë kufitare rruga për në Kumanovë për Gjilanin shkurtohet për më shumë se 1 orë
Një pikë e re kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedoni, do të hapet në fillim të javës së ardhshme, njofton Ministra Kosovare e Punëve të Brendshme (MPB). Kjo pikë kufitare do të hapet ndërmjet fshatrave Stançiq dhe Bellanoc, në malësinë e Karadakut.
“Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ministrja e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, Gordana Jankullovska të hënën, në ora 12:00, do të nënshkruajnë Marrëveshjen për hapjen e pikës së re kufitare të përbashkët, për udhëtim ndërkombëtar, Bellanoc-Stançiç”, njofton MPJ.
Ndryshe, kjo pikë kufitare është konsideruar shumë e rëndësishme sidomos për banorët e rajonit të Anamoravës, Vitisë, Zhegrës dhe Gjilanit. Banorët e këtyre fshatrave për të shkuar në Kumanovë, është dashtë të bëjnë një odisejadë, duke kaluar nëpër Kaçanik, han i Elizit-Shkup.
Me këtë pikë kufitare rruga për në Kumanovë për Gjilanin shkurtohet për më shumë se 1 orë. Nga pjesa e Kosovës rruga nëpër Zhegër-Shurdhan- Stançiq është përfunduar ka disa vjet, ndërsa ka mbetur e papërfunduar rruga nga ana e Maqedonisë
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










