Shkurt.ch
Së shpejti, një muaj “pushim lehonie“ për etërit?
Ky model është plotësisht i realizueshëm dhe do të kushtonte 384 milionë franga në vit, shkruan Travail Suisse
Krahas nënave edhe baballarët kanë pjesën e tyre të detyrimeve në rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Por, lindja e fëmijës vazhdon të konsiderohet vetëm si çështje e nënës dhe jo e babait, kështu që ai e merr vetëm dy ditë pushim për lindjen e fëmijës. Kjo është tepër pak dhe nuk përkon me realitetin e tashëm në shoqëri, konsideron federata e sindikatave Travail Suisse.
Për këtë arsye, propozon ajo, që baballarëve t`u takojnë deri në 20 ditë pune të lira gjatë vitit të lindjes së fëmijës. Gjatë kësaj periudhe që ata do ta merrnin përnjëherë ose të ndarë, do t`u paguhej 80 për qind e pagës se rregullt. Financimi i gjithë kësaj do të bëhej njësoj sikur te pushimi i lehonisë, te nënat.
Ky model është plotësisht i realizueshëm dhe do të kushtonte 384 milionë franga në vit, shkruan Travail Suisse, duke iu referuar një raporti të bërë më parë nga Këshilli Federal.
Ndërkohë, për Qeverinë Federale “pushimi i lehonisë” për baballarët aktualisht nuk përbën prioritet, shkruan srf.ch. Ajo deri nga mesi i këtij viti do ta shqyrtojë nëse nenat dhe baballarët pas lindjes së një fëmije do të fitojnë të drejtën e uljes së orarit të punës në masën deri në 20 për qind.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore











