Shkurt.ch
Së shpejti rroba të bëra me mbeturinat e kafshëve të ngordhura
Rrobat që prodhojnë ngrohtësi do të mund të bëhen falë trupave të kafshëve të ngordhura: ja pra një gjë që mund të bëhet së shpejti realitet në saje të studiuesve në ETH (Institutit Federal të Teknologjisë) në Zurich. Këta të fundit kanë arritur të prodhojnë “lesh” me me xhelatinë, një substancë biodegradable.
Ky material është i përbërë prej fibrave shumë të holla që shkencëtarët e Institutit Federal të Teknologjisë në Zurich kanë arritur ta hollësojnë. Në sipërfaqe këto fibra janë të buta dhe të ndriçueshme që të kujtojnë mëndafshin. Ky material i ri tregon përparësi të tjera: ai ka aftësi izoluese të ngjashme me ato prej leshi tradicional.
Ideja për të bërë tekstile nga xhelatina nuk ka asgjë të re. Ajo ka lindur para 100 vjetësh, kujton përfaqësuesi i shkollës së lartë. Ai shpjegon se fibrat artificiale të naftës patën marrë tregun pas Luftës së Dytë Botërore. Materiale pra që pa dyshim nuk janë biodegradable dhe nuk vijnë nga burimet natyrore të ripërtëritshme, thekson eksperti.
Përdorimi i mbeturinave nga thertoret
Xhelatina prodhohet falë kolagjenit, komponenti kryesor i lëkurës, të eshrave dhe nyjave. Kemi të bëjmë me sasi të mëdha të mbeturinave në thertore. Duke eksperimentuar, doktoranti Philipp Stossel ka zbuluar se xhelatina e prodhonte një masë kur ajo përzihej me një produkt tretës (solvant), gjë që mundëson bërjen e fijeve pa vështirësi.
Studiuesi pastaj ka zhvilluar një metodë në bashkëpunim me laboratorin federale të Zvicrës për materialet dhe kërkime shekncore dhe teknologjike (EMPA) në St. Gallen. Falë kësaj metode, transmeton albinfo.ch, ai ka arritur të prodhojë fije me një diametër me vetëm 25 mikronë. Sa për krahasim, një fije floku e njeriut është dy herë më e trashë se fija në fjalë.
Procesi është në përmirësim e sipër dhe është paraqitur nga studenti dhe profesori i tij, Wendelin Stark, në revistën shkencore Biomacromolecules. Të dy shkencëtarët kanë një patentë për këtë produkt para dy vjetësh. Atyre tani u duhet të gjejnë një partner industrial dhe ca fonde në mënyrë që të angazhohen në një prodhim me masë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni












