Kosova
Së shpejti, zgjedhje lokale në dy komuna të Kosovës
Për çfarë biseduan presidenti Thaçi dhe Valdete Daka
Është bërë e ditur se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka takuar Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën, me të cilën kanë biseduar për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, transmeton albinfo.ch.
Kjo pasi këto komuna tash e disa kohë kanë mbetur pa kryetarë, pasi këta morën pozita në Qeverinë e Kosovës.
Po ashtu, në mbështetje të nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, nenit 4 të Ligjit nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe duke marrë parasysh kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës kishte shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.
Pas këtij takimi, dy palët me gjasë mund të kenë diskutuar për një datë të mundshme të organizimit të zgjedhjeve. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













