Lajme
SECO ndihmon Gostivarin me 2,57 milionë franga
Qeveria e Zvicrës nëpërmjet SECO-s ka ndihmuar komunën e Gostivarit me 2 milionë e 570 mijë franga për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit
Sekretariati Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) ka ndihmuar komunën e Gostivarit me 2,57 milionë franga, për përmirësimin e sistemit të ujit për furnizim komunal. Kjo shumë që mbulon rreth 90 për qind të investimeve në sektorin e ujit do t’i jepen kompanisë “Komunalec”.
Pjesë e kontratës për përmirësimin e sistemit të ujit, janë edhe komuna e Gostivarit me një shumë simbolike dhe Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.
Komuna si dhe qytetarët e Gostivarit, siç raporton agjencia INA, janë mirënjohës për këtë ndihmë në implementim të projektit nga SECO, që ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Gostivarit nëpërmjet përmirësimit të kushteve të jetesës për popullsinë dhe mbrojtjen e burimeve natyrore.
Ambasadori zviceran, Stefano Lazzarotto tha se ky nuk është investimi i vetëm i Qeverisë së Zvicrës në këtë komunë. Ai tha se edhe në dy projekte të tjera janë investuar më shumë se 300 mijë franga nga SDC – Agjencia zvicerane për bashkëpunim ndërkombëtar. Ky investim, ndërkaq sipas Lazzarottos, është në vlerën më të madhe prej, 2,57 milionë frangash.
Ndërsa kryesuesi i Këshillit të komunës së Gostivarit, Fadil Zendeli shprehu kënaqësinë që Gostivari është komuna e pare në Maqedoninë perëndimore që implementon projekt të financuar nga SECO dhe qeveria zvicerane. Ai shprehu falënderime edhe në emër të mërgimtarëve të Zvicrës, për këtë investim që realizon ky shtet në vendbanimin e tyre.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











