Sport
Seferi tregon arsyet pse dorëzoi meçin
“Unë kam krenari, jam Sefer Seferi. Jam boksier i vërtetë. Jam burrë i ndershëm”, theksoi boksieri që jeton në Zvicër
Boksieri shqiptar, Sefer Seferi dorëzoi meçin pas raundit të katërt ndaj Tyson Fury, në meçin e zhvilluar në Mançester të shtunën.
Ai është shprehur se një goditje e Furyt me të djathtës ishte ‘fatale’ dhe nuk mundi të vazhdojë meçin, sepse e kishte të bllokuar krahun e djathtë.
“E kam nisur mirë. Ai ishte më i rëndë, por unë më i shpejt. Në raundin e katërt mora një goditje me të djathtën. Më pas më është bllokuar krahu dhe mora vendimin se nuk mund të vazhdoj më, diferenca ishte e madhe me Tyson Furyn”, është shprehur Seferi për ‘Blick’.
Ai shtoi se ka marrë vendimin e duhur, sepse nuk funksiononte asgjë, përcjell albinfo.ch.
Boksieri shqiptar shtoi se nuk është penduar aspak. “Unë kam krenari, jam Sefer Seferi. Jam boksier i vërtetë. Jam burrë i ndershëm”, theksoi boksieri që jeton në Zvicër.
Seferi në fund shtoi se boksieri britanik ishte dukshëm favorit, dhe një niveli tjetër, derisa dhimbjet kanë qenë aq të mëdha saqë dëshironte që meçi të përfundonte sa më shpejt.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029











