Lajme
Sekretari amerikan i Shtetit njofton mbylljen zyrtare të mbi 5,000 programeve të USAID-it
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë sot se administrata Trump ka përfunduar spastrimin e saj gjashtë-javor të programeve të Agjencisë gjashtë dekadëshe të SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ai ka njoftuar se 18% e programeve të ndihmës dhe zhvillimit që kanë mbijetuar do të zhvendosen nën Departamentin e Shtetit, raporton AP.
Përmes postimit, ai ka falënderuar Departamentin për Efiçencë Qeveritare, i njohur shkurt si DOGE, të udhëhequr nga Elon Musk, dhe po ashtu stafin e administratës Trump, duke thënë se ata kanë punuar me orë të tëra “për të arritur këtë reformë të vonuar dhe historike” në ndihmën e huaj.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump më 20 janar ka lëshuar një urdhër ekzekutiv për ngrirje të financimit të ndihmës së huaj dhe një rishikim të dhjetëra miliarda dollarëve të ndihmës dhe zhvillimit të SHBA-së jashtë vendit. Trump ka thënë se pjesa më e madhe e ndihmës së huaj ishte e kotë, transmeton albinfo.ch.
Rubio ka thënë në postimin e tij se rishikimi po “mbaronte zyrtarisht”, me rreth 5,200 nga 6,200 programet e USAID-it të eliminuara.
“Ato programe shpenzuan dhjetëra miliarda dollarë në mënyra që nuk u shërbenin, (dhe në disa raste edhe dëmtonin), interesave thelbësore kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Në konsultim me Kongresin, ne synojmë që 18% e mbetur e programeve që po mbajmë … të administrohen në mënyrë më efektive nën Departamentin e Shtetit”, ka thënë ndër të tjera ai.
Ndryshe, igjvënësit demokratë dhe të tjerë e quajnë të paligjshme mbylljen e programeve të financuara nga Kongresi, duke thënë se një veprim i tillë kërkon miratimin e Kongresit.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












