Lajme
Sekretari amerikan uron Shqipërinë për 28 Nëntor
Në vitet në vijim, Shtetet e Bashkuara pret vazhdimin e bashkëpunimit, sidomos në mbështetje të progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në mesazhin e sekretarit Kerry
Sekretari amerikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan albinfo.ch.
Në mesazhin dërguar në emër të Presidentit Baracak Obama dhe popullit amerikan, Kerry shkruan se Shqipëria është një forcë në rritje për sigurinë rajonale dhe globale.
“Shtetet e Bashkuara çmojnë thellë ndihmesën e Shqipërisë për Koalicionin Global në luftën kundër ISIS-it, për operacionin Mbështetja e Vendosur dhe për KFOR-in.
Ne vlerësojmë gjithashtu angazhimin tuaj të fortë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe nxitjen e paqes në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Në vitet në vijim, Shtetet e Bashkuara pret vazhdimin e bashkëpunimit, sidomos në mbështetje të progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në mesazhin e sekretarit Kerry.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












