Lajme
Sektori i prodhimit të orëve në Zvicër përjetoi një vit rekord
Pa dyshim se viti 2023 ishte rekord për eksportet e orëve të prodhurara nga Zvicra dhe industria zvicerane e orëve pret një 2024 “mesatarisht pozitive”, edhe falë rinisjes së marrëdhënieve dypalëshe me Bashkimin Evropian, përcjell albinfo.ch.
Referuar statistikave, thuhet se në vitin që po mbyllet, eksportet do të kalojnë 26 miliardë franga, duke arritur tashmë në 24.6 miliardë franga në fund të njëmbëdhjetë muajve të parë.
“Rritja mund vetëm të ngadalësohet”, vëren Jean-Daniel Pasche, president i Federatës së Industrisë Zvicerane të Orëve (FH) në një intervistë me Keystone-ATS. Kjo ka ndodhur tashmë me rënien që filloi në korrik, ku norma kumulative e rritjes u ngadalësua nga 12% në fund të gjysmës së parë të vitit në 7% në fund të nëntorit. “Kërkesa është normalizuar pas rimëkëmbjes pas pandemisë”, vuri në dukje përfaqësuesi i federatës.
Së dyti, ekonomia është e prekur nga pasiguritë gjeopolitike, me Ukrainën dhe konfliktin izraelito-palestinez. “Nëse kësaj i shtojmë ndikimin e inflacionit dhe të frangut të fortë, mund të kuptojmë më mirë humbjen e besimit”, thekson Jean-Daniel Pasche. Përveç sektorit farmaceutik, industria vazhdon të performojë më mirë se sektorët e tjerë të eksportit.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











