E-Diaspora
Sekuestrohen mbi 50 kilogramë kanabis: merret në pyetje shoferi shqiptar
Drejtuesi i automjetit, ishte një shqiptar 37 vjeçar, i cili jetonte në Itali. A ka deklaruar se nuk ishte në dijeni për materialin që kishte brenda
Një sasi prej më shumë se 50 kg kanabis është sekuestruar të mërkurën nga policia gjermane në kufirin me Austrinë Scharnitz (Tirol) dhe Mittenwald (Bavaria).
Lënda narkotike u gjeten gjatë një kontrolli në një veturë me targa italiane.
Në veturë, policët gjermanë gjetën paketa të mbuluara me folie.
Drejtuesi i automjetit, ishte një shqiptar 37 vjeçar, i cili jetonte në Itali, shkruan salzburg24.at, përcjell “albinfo.ch”.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia gjermane, ai ka deklaruar se nuk ishte në dijeni për materialin që kishte brenda. Ai ka thënë se vetëm është paguar si drejtues automjeti.
Gjatë inspektimit, është vërtetuar se lëndët narkotike i përkasnin llojit kanabis.
Rasti është marrë përsipër në Weilheim, në stacionin e policisë federale të hetuesve doganore nga Munihu.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












