Kosova
Sekuestrohen pasuri prej mbi 2 milionë eurosh në Prishtinë, nën dyshimet për shpëlarje parash
Autoritetet kosovare kanë sekuestruar pasuri me vlerë prej mbi 2 milionë eurosh, nën dyshimet për shpëlarje parash, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës, të hënën.
Ajo ka njoftuar se është duke zhvilluar “hetime intensive në bashkëpunim me hetuesit e Sektorit të Hetimeve Financiare, në rastin e koduar me emrin ‘Mati’, ku gjatë muajit shtator të vitit të kaluar ishin arrestuar tre persona”.
Nëpërmjet një komunikate, Prokuroria Speciale ka treguar se janë sekuestruar njëzet njësi banesore me vlerë prej rreth 1.7 milion eurosh, dy lokale afariste me vlerë prej afër 335 mijë eurosh, 17 garazhe me vlerë prej rreth 145 mijë eurosh, si dhe gjashtë depo me vlerë prej afër 17 mijë eurosh.
Pasuria e sekuestruar, me vlerë prej 2 milionë e 286 mijë e 54 eurosh, sipas Prokurorisë Speciale, është identifikuar në emrin e të dyshuarit Sh.C.
Ajo është sekuestruar me urdhër ndalues përfundimtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Shpëlarja e parave definohet nga fjalorët si proces ilegal përmes të cilit fshihet origjina e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, qoftë përmes transfereve bankare apo bizneseve jolegjitime.
Në Kosovë, sipas një raporti të vitit 2020 nga Njësia për Inteligjencë Financiare, pastrimi i parave ka më shumë gjasa të bëhet përmes sektorëve të patundshmërisë dhe ndërtimtarisë, organizatave joqeveritare dhe faturave të fryra artificialisht me vlera të larta.
Sipas Ligjit për parandalimin e këtij fenomeni, kushdo që kryen veprën penale të pastrimit të parave mund të ndëshkohet me deri në dhjetë vjet burgim dhe me gjobë deri në tri herë më të madhe sesa vlera e pasurisë që është subjekt i veprës penale.
Bashkimi Evropian kishte shprehur më herët shqetësimin se Kosova nuk po bën mjaftueshëm hapa për luftimin e shpëlarjes së parave.
“Rastet e pastrimit të parave, me të vërtetë, nuk trajtohen në mënyrë adekuate nga institucionet e sistemit të drejtësisë në Kosovë”, thuhej në përgjigjen e BE-së për REL-in, më 2024./REL
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA










