Lajme
Sela paralajmëron dorëheqje nga kryetari i Strugës
Këtë vendim ai e ka marrë pasi ka fituar besimin e qytetarëve shqiptarë në këtë shtet për t’i përfaqësuar në nivelin qendror
Njeriu që i priu Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Maqedoni, Ziadin Sela, ka premtuar dorëheqje nga posti i kryetarit të Strugës. Këtë vendim ai e ka marrë pasi ka fituar besimin e qytetarëve shqiptarë në këtë shtet për t’i përfaqësuar në nivelin qendror.
Sela, në një deklaratë dhënë për mediet lokale në Shkup, ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që të kandidoje në pranverë për kryetar komune.
“Askush nuk duhet që të jetë në funksione publike si ai i kryetarit të komunës më shumë se dy mandate, dhe ky për mua është mandati i parë. A do të jem kandidat…? Ne kemi një parti politike e cila do të vendosë për këtë. Nëse vlerësojmë se duhet që përsëri të jem kryetar komune, kjo gjë do të bëhet”, deklaroi Sela, i cili kishte fituar bindshëm në zgjedhjet lokale, duke i mundur të gjitha partitë maqedonase.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












