Kuriozitete
Selena Gomez me lot në sy flet për herë të parë pas transplantit në veshka
“Veshkët e mia ishin të mbaruara. Kjo ishte e tëra dhe unë s’doja që t’ia kërkoja asnjë njeriu të dhuronte një veshkë për mua, por Francia ishte vullnetare”, tha Selena Gomez
Selena Gomez në një emison për ‘NBC NEWS’ u bë emocionale ndërsa foli për herë të parë mbi transplantin e saj të fundit të veshkave, dhe vajzën e përkushtuar që zgjodhi t’i jepte një copë të vetës së saj, përcjell albinfo.ch.
Në intervistën e tyre të parë që nga transplantimi, Gomez, 25 vjeçe dhe 29-vjeçarja France Raisa filluan bisedën me një shaka mbi shëndetin e Gomez-it – dhe këngëtarja i jepte merita të pafundme Raisas për veshkën e dhurua.
“Besoj erdha në një pikë ku çështja ishte jetë a vdekje”, ka thënë Selena.
“Veshkët e mia ishin të mbaruara. Kjo ishte e tëra dhe unë s’doja që t’ia kërkoja asnjë njeriu të dhuronte një veshkë për mua, por Francia ishte vullnetare”, tha Selena Gomez.
Gomez theu lajmin me një foto të ëmbël të saj dhe Raisas duke mbajtur duart nga shtretërit e tyre në spital si dhe fotot e stomakut të saj pas operacionit.
“Ajo më dha dhuratën dhe sakrificën e fundit duke dhuruar veshkën e saj për mua. Unë jam shumë e bekuar. Unë të dua aq shumë motër”, kishte shkruar më tej ajo.
Video – https://twitter.com/TODAYshow/status/923875856782647296
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













