Lajme
Selimi ndërron mendjen, nuk bën vetëvrasje
Të afërm dhe shokë të Erion Selimit negociuan me sukses që ai të zbriste nga vinçi 50 metra i lartë në stadiumin Qemal Stafa në Tiranë. Ai kërkonte ndihmë, ose kërcënonte se do të hidhej
Pas më shumë se dy orësh i hipur në vinçin 50 metra të lartë, i riu nga Shqipëria Erion Selimi ka ndërruar mendjen, dhe nuk ka bërë vetëvrasje. Pas negociatave që ka zhvilluar me të afërmit dhe miqtë e tij, ai ka pranuar që të zbres nga vinçi në stadiumi “Qemal Stafa” në Tiranë.
I riu, për të siguruar ushqimin, në disa raste detyrohej të vidhte dhe për këtë arsye është arrestuar plot katër herë. Dhe i kërcënuar për t’u rikthyer në burg, ai kishte tentuar sot të vetëvritej duke u tentuar të kërcej nga vinçi 50 metra i lartë.
Erion Selimi, sipas medieve shqiptare, është braktisur në jetimore kur ishte ende fëmijë. I riu, për të siguruar ushqimin, në disa raste detyrohej të vidhte. Ai aktualisht po jeton në konviktin e shkollës Industriale, ndërsa apelon për ndihmë si për kujdesin shëndetësor të të atit dhe mbështetje ekonomike me qëllim që të jetojë me të.
Ndërkohë, ai akuzon edhe kreun e Bashkisë së Vlorës se nuk i ka ardhur në ndihmë, madje që edhe e ka kërcënuar se do ta fusë në burg.
“Qëllimi im ishte ta bëja publike që Dritan Leli më ka lënë rrugëve. Leli ka bërë telefonata që mua të më fusin në burg. Unë nuk zbres sot që këtu”, ka thënë ai teksa gjendet tani në një lartësi prej 50 metrash nga toka duke kërcënuar se do të hidhet, citon albeu.
Ndryshe, disa vite më parë, Erioni arriti të gjente të ëmën dhe të atin. E ëma i kërkoi mos të bezdisej, pasi kishte krijuar familje të re, ndërsa i ati jeton në fshatin Picar në një godinë të braktisur, vuan nga sëmundje mendore dhe jeton në kushte të mjerueshme.
Në fshat ai mësoi se një vëlla ia kanë vrarë në vitin 1997, ndërsa motra është rrëmbyer dhe zhdukur vite më pas, arsye këto që kanë çuar dhe të atin në këtë gjendje të rënduar psikologjike. Sipas Erionit, gjendja e të atit, Guriut, është rënduar shumë, dhe kushtet që ai jeton janë jashtë çdo lloj imagjinate.
Kjo ngjarje ka shokuar gjithë opinionin shqiptarë, pasi që ngjarje nëpër medie jepej online, dhe pritej në çdo moment të hidhet Selimi. Madje në shumë raste ai mbahej vetëm me njërën ditorë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla










