Shqipëria
Senati s’ia konfirmon Trumpit kandidaten për ambasadore në Shqipëri
Sipas ndihmësve në Komisionin e Senatit amerikan për Çështjet e Jashtme, kandidatura e Kathleen Ann Kavalec, e emëruar si ambasadore e SHBA në Tiranë, i është kthyer të enjten presidentit Donald Trump.
Kavalec u emërua nga presidenti Trump në korrik 2018 dhe qysh nga ajo kohë, kandidatura e saj ka qenë në pritje për t’u konfirmuar nga Komisioni i Senatit për Punët e Jashtme.
Sipas rregullave të Senatit, kur koha e pritjes për konfirmim i kalon të 30 ditët, kandidatura i kthehet presidentit, por Komisioni i Senatit mund ta anashkalojë këtë rregull me një votë konsensuale.
Kandidatura e Kavalec ka qenë një prej rasteve me pritjen më të gjatë për konfirmim nga ato që i janë paraqitur Komisionit të Senatit, raporton VOA, përcjell Albinfo.ch.
Nuk është e qartë se përse Komisioni i Senatit nuk e ka marrë në shqyrtim kandidaturën e Kavalec.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












