Lajme
Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë sakrificë për marrëveshjen finale
Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson zhvilluan takime në Prishtinë me përfaqësues politikë në Kosovë dhe temë kyçe ishte normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Johnson para mediave tha se vizita e tij dhe senatorit Murphy në Kosovë është një rikonfrimim i mbështetjes së SHBA-së ndaj procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në veçanti ne kemi qenë të përfshirë, unë kam qenë, njëjtë dhe senatori Murphy në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që të vijmë deri të një marrëveshje, është çelësi që hap potencialin e së ardhmes. Pra, ne jemi këtu së pari të mbështesim qytetarët e rajonit, qytetarët e Kosovës, qytetarët e Serbisë. Ne duam që t’i shohim ata të kenë sukses”, deklaroi Johnson.
Nga ana tjetër, senatori Murphy duke folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, tha se priten sakrifica nga të dyja palët.
“Ne shohim një të ardhme për Kosovën që ekziston me miqtë tanë në komunitetin evropian dhe të gjithë bizneset amerikane dhe transatlantike që mund të jenë partnerë në suksesin ekonomik të Kosovës. Por, janë dy gjëra të nevojshme për ringjalljen ekonomike. E para është reforma e brendshme”,
përkushtimi për rendin dhe ligjin, përkushtimi për reformën në sistemin e edukimit, por po ashtu përkushtimi për dialogun me Serbinë që do të përfshijë zgjidhje të vështira, këtu dhe në Beograd”, tha Murphy.
Senatori Johnson dhe Murphy do të vizitojnë edhe Beogradin, ku thanë se do t’i përcjellin mesazhet e njëjta që i dhanë në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune










