E-Diaspora
Senegalezët në Zvicër bëjnë tifo për kombëtaren e Kosovës
"Sikur ky potencial të tubohej në një kombëtare të vetme, kombëtarja e Kosovës do të ishte „arrë e fortë“ edhe për Brazilin, Spanjën, Italinë e Gjermaninë"
Ata pak senegalezë që përcollën takimin miqësor ndërmjet Kosovës dhe Senegalit të zhvilluar në Gjenevë, në këtë vend të njohur me shumëllojshmëri komunitetesh dhe kulturash, vlerësojnë pozitivisht angazhimin e lojtarëve të Kosovës.
Thiam Magueye një mërgimtar i hershëm nga Senegali, që jeton prej vitesh në Gjenevë,dhe që është profesor i matematikës e njëkohësisht edhe zëvendëskryetar i “FORUMIT PËR INTEGRIM DHE IMIGRACION” me seli në Bernë të Zvicrës, thotë: shumë njerëz në vendet e Afrikës akoma nuk dinë të vërtetën mbi Kosovën.
Shqiptarët e Kosovës shumëkush ende i cilëson si jugosllavë. Pa e ditur që ata nuk kanë asnjë të përbashkët në gjuhë e kulturë me sllavët. E, kaluara e shqiptarëve të Kosovës është e prekshme e besa tepër e dhembshme. Nëpërmjet organizimeve të shumta ç’ bëhen këtu në Gjeneve dhe qytete tjera të Zvicrës, kam gjetur argumente të shumta që Serbia, me qëllim të kolonializmit të Kosovës ndaj shqiptarëve bëri gjenocid të paparë. Ai çë është vërtetë njeri duhet të ndihet keq nga ajo çfarë ka ngjarë atje.
Pasojat e luftës ende janë evidente dhe i vuajnë shumë shqiptarë. Pas gjithë atyre përjetimeve Kosova me vetëm gjashtë vjet pavarësi po paralajmëron përparime të shpejta. Kur jemi te sporti e sidomos te futbolli Kosova me plot të drejtë mund të quhet gurrë e pashtershme e futbollit.
Gati gjysmën e kombëtares së Zvicrës e përbejnë shqiptarët e Kosovës. Rrallë ndodhë që ndonjë klub futbolli këtu në Zvicër të mos këtë të paktën dy-tre lojtar me origjinë nga Kosova. Me sa di edhe Albanie (është fjala për Shqipërinë) nga Kosova furnizohet me futbollistët më cilësor. Sikur të ishte e mundur që ky potencial të tubohej në një kombëtare të vetme kombëtarja e juaj do të ishte „arrë e fortë“ edhe për Brazilin, Spanjën, Italinë e Gjermaninë. Deri sa të realizohet kjo ëndërr Kosova do të krijojë një skuadër stabile, e cila do t`u prezantojë ashtu si duhet kudo.
Kosova tani është në provë, ajo po testohet për pranim zyrtar në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit, prandaj humbja e djeshme apo edhe humbjet e ardhshme nuk duhet të ju demoralizojnë.
Kuptojeni që kombëtarja juaj është në fazën e formimit. Vendi im Senegali është pavarësuar më 1960 do te thotë mbi gjysmë shekulli shtet dhe krejt vonë ka mbërri të krijojë një kombëtare solide. Nga ata djem që i pashë dje në kombëtaren e Kosovës, shpejt mund të nxirren lojtarë të vërtetë. Të gjithë ishin të rinj dhe ambicioz.
Vitin që kaloi e kam vizituar Kosovën dhe nga atje kam mbresa të pashlyeshme. Shqiptarët e Kosovës ishin të dashur e posaçërisht mikpritës, gjë të cilën tek të tjerët rrallë e hasim. Të njëjtën ngrohtësi e shoh edhe tek shqiptarët e Gjenevës. Shpesh e vizitoi Universitetin Popullor Shqiptar të Gjenevës, dhe aty ndihem si në shtëpinë time. Duke qenë i sigurt që populli i Kosovës dhe ai i Senegalit kanë një të kaluar të dhimbshme dhe se rruga e këtyre dy popujve deri te bërja e shtetit ka qenë tepër e mundimshme. Nga respekti për popullin tuaj paqedashës dje unë dhe shumë bashkëvendës të mi kemi bërë tifozllëk për kombëtaren e Kosovës.
Mendoj që Federata Ndërkombëtare e Futbollit me seli në Cyrih të Zvicrës nuk duhet ta zvarris zyrtarizimin e pranimit të Kosovës në këtë familjeje. Kosova e meriton këtë! Kjo më së miri u pa në ndeshjen e fundit . Adhuruesit e kombëtares suaj krijuan atmosferë të vërtetë sportive. Nuk dua t`ua bëj qejfin por e keni një diasporë të mrekullueshme“.
Arif Ejupi, Gjenevë
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët Një funksion i ri në makinat e biletave të hekurudhave zvicerane (SBB), i prezantuar në shtator... -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it -
Çfarë do të bëjë Zvicra tani që pensionistët janë më të shumtë në numër se të rinjtë?












