Kosova
Serbët e Kurshumlisë paralajmërojnë bllokim disaorësh të rrugëve për shqiptarët që kalojnë nëpër Serbi
Të hënën, më 5 shkurt, në Rudar serbët e zhvendosur nga Kosova do të bllokojnë qarkullimin e pasagjerëve për të gjitha automjetet e drejtuara nga shqiptarët përmes Merdarit, drejt Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe më tej drejt Suboticës, njoftoi Shoqata e serbëve të zhvendosur nga Kosova me seli në Kurshumli.
Siç thuhet, bllokimi i rrugës do të bëhet për shkak të “terrorit ndaj serbëve dhe jetës joshqiptare në Kosovë dhe Metohi kohëve të fundit, që mund të çojë në pasoja të pakapshme për banorët që jetojnë në Kosovë”.
“Bllokada e rrugës do të jetë çdo të hënë për tri orë, derisa të ndalet terrori i përditshëm ndaj popullit tonë në Kosovë”, thuhet në deklaratë./Euronews Serbia
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”









