Lajme
Serbët e veriut kundër zgjedhjeve
Përfaqësuesit e serbëve të veriut kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit, të cilat derivojnë nga marrëveshja e 19 prillit e arritur në Bruksel
Përfaqësuesit tri komunave serbe të veriut, që bashkohen rreth një Kuvendi të ashtuquajtur Autonom, kanë marrë vendim që t’i bojkotojnë zgjedhjet e 3 nëntorit, të cilat i ka shpallur presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Sipas tyre këto zgjedhje bijën në kundërshti me Kushtetutën e Serbisë.
Sipas strukturave ilegale serbe, zgjedhjet e 3 nëntorit, janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë dhe me rezolutën 1244 të OKB-së.
Madje, këta përfaqësues të veriut kanë akuzuar edhe Gjykatën Kushtetuese të Serbisë e cila nuk ka marrë vendim të qartë, nëse marrëveshja e Brukselit e arritur ndërmjet dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë.
Sidoqoftë, deklarimi i serbo-veriorëve se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje ka rënë ndesh edhe thirrjen e Qeverisë së Serbisë për të marrë pjesë në këto zgjedhje, të cilat derivojnë direkt nga marrëveshja e Brukselit.
Ndryshe, zgjedhjet e përgjithshme lokale janë caktuar me 3 nëntor. Për të lehtësuar pjesëmarrjen e serbëve të veriut në këtë zgjedhje është angazhua edhe Misioni i OSBE-së në Kosovës, i cili do të përfshihet në tri komunat e veriut dhe në Mitrovicën përtej lumit Ibër.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











