Lajme
Serbët ende në Barrikada
Pas arritjes së marrëveshjes së arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-t ende nuk është shënuar ndonjë lëvizje drejt zbatimit të saj.
Barrikadat nëpër rrugë të vendosura ditë më parë vazhdojnë të jenë pengesa për qarkullimin e lirë të automjeteve.
Marrëveshja që synon zhbllokimin e situatës së rënduar në veri të Kosovës pas 25 korrikut e prezantuar nga Qeveria e Kosovës përmban një plan 10 pikësh, që sipas kryeministrit Hashim Thaçi, ka mbështetjen e të gjitha palëve, KFOR-it, Bashkimit Evropian e SHBA-së.
Sipas tij, vendimet e Qeverisë për masa reciprociteti dhe vënien nën kontroll të pikave 1 dhe 31 do të implementohen deri në fund, ndërsa ka edhe një sërë çështjesh të tjera që përforcojnë edhe më tej sovranitetin e shtetit.
Kryeministri ka thënë se mbetet edhe shumë punë për të bërë që të vendosen gjykatat dhe të shkatërrohen strukturat paralele e kriminale në atë pjesë.
Kreu i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se marrëveshja e arritur me KFOR-in është e mirë në rrethanat aktuale.
“Marrëveshja është e karakterit të përkohshëm, ajo nuk është ideale, nuk është më e mira, por në çdo rast ndihmon në vendosjen e paqes dhe të stabilitetit, si dhe në ruajtjen e pozicionit që kanë serbët e Kosovës”, ka deklaruar Setfanoviq për mediat serbe. Ai ka thënë se e k kupton shqetësimin e popullit dhe të kryetarëve të komunave në veri.
“Në këto moment kemi nxjerrë maksimumin nga negociatat. Nuk do të ishte mirë që populli të shkojë në një anë, e shteti i Serbisë në tjetrin”, ka thënë Bogdanoviq.
Sipas tij, marrëveshja në fjalë gjithashtu hap mundësinë e vazhdimit të dialogut dhe do të aplikohet së paku deri më 15 shtator.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












