Lajme
Serbët i rikthejnë kujdestaritë në barrikada
Mitrovicë. Përfaqësuesit e serbëve të Mitrovicës kanë vendosur të hënën në mbrëmje, që t’i rikthejnë kujdestaritë nëpër barrikada.
I ashtuquajturi Shtabi i Emergjencës i cili mbledh rreth vetes të gjitha ekstremistët serbë, ka kërkuar nga të gjithë serbët e Mitrovicës së veriut të moshës madhore, që t’i përgjigjen kësaj thirrje, gjoja për të mbrojtur “pronën nga kërcënimet e jashtme”.
Po ashtu, sipas burimeve të “Albinfo.ch” nga Mitrovica, ky i ashtuquajtur shtab, ka vendosur që të pengojë lëvizjen e lirë të përfaqësuesve të EULEX-it në veri, ndërsa përpjekjet e tyre për të hyrë dhunshëm, sipas vendimit të këtij shtabi, do të konsiderohen agresion.
Po ashtu përfaqësuesit e serbëve të veriut kanë thënë se nëse do të ketë incidente me pasoja, “faturën do ta paguajnë ndërkombëtarët”. Ndërsa mesazhi tjerë i këtij të ashtuquajturi “shtab”, është që të gjithë barrikaduesit të jenë të paarmatosur.
Ky reagimi i serbëve të veriut ka ardhur pa deklaratës së Ivica Daëiq, ministër serb i Rendit, i cili tha se serbët duhet t’u kundërpërgjigjen fuqisë së KFOR-it. Ky i fundit më 1 qershor reagoi për heqjen e barrikadës në Rudarë, që lidhë Mitrovicën me Leposaviqin.
Aksioni i KFOR-it rezultoi me dy ushtarë të plagosur dhe tre ekstremistë serbë po ashtu të lënduar.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025










