Lajme
Serbët protestojnë kundër targave kosovare
Mitrovicë. Afër njëqind serbë kanë protestuar të premten në mëngjes në pjesën veriore të Mitrovicës, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e targave të ish-Jugosllavisë të cilat serbët kosovarë kanë vazhduar t’i përdorin.
Burime të albinfo.ch nga Mitrovica deklaruan se protestuesit, kryesisht me vetura dhe targa “KM” janë ofruar deri afër urës që ndanë qytetin dhe kanë lëvizur në brendi të veriut. Incidente, siç thuhet, nuk është raportuar të ketë, ndërsa në disa vetura ka pasuar edhe flamuj të Serbisë.
Sipas medieve serb, protestuesit nga ura e Ibrit do të vazhdojnë protestën deri te pikat kufitare në Bërnjakë dhe Jarinë, që lidhin Kosovën me Serbinë. Përfaqësuesit e kësaj të fundit kanë akuzuar Prishtinën zyrtare se aplikimin e heqjes së targave të vjetra, kanë stagnuar zhvillimin e bashkëjetesë.
Ndryshe, nga 1 qershori ka filluar të zbatohet masa për ndalimin e qarkullimin e automjeteve që bartin targat e vjetra të Serbisë (GL, PR, KM, PZ, UR dhe DJ).
Serbët kosovarë janë të obliguar që këto targa t’i zëvendësojnë me targa të reja të Kosovës, RKS apo KS.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











