Kosova
Serbëve të veriut u kërkohet ta paguajnë rrymën
Qytetarët e katër komunave veriore të Kosovës, Leposaviqi, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan që nga viti 1999 nuk kanë paguar faturat e shpenzuara të energjisë elektrike
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, gjatë vizitës në Mitrovicën Veriore ka bërë të ditur se energjia elektrike duhet paguar nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Sipas tij, pagesa e rrymës elektrike është një çështje normale, pasi që pagesa e tatimit është obligim i çdo qytetari.
Szunyog, përveç tjerash ka deklaruar se zyra e BE-së në Kosovë është duke punuar me të dy palët për ta zgjidhur problemin e energjisë elektrike në Kosovë.
“Sa i përket energjisë elektrike, mendoj që është mirë të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme sa më parë të jetë e mundur, e cila në njërën anë do të siguronte furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe, në anën tjetër, të paguhet për të, sepse kjo është diçka krejt normale për njerëzit që t’i përmbushin obligimet tatimore, ne po punojmë me të gjitha palët që ta arrijmë këtë zgjidhje dhe besoj se jemi në rrugën e duhur”, ka deklaruar ai, përcjell Albinfo.ch.
Më gjashtë majë të këtij viti Kuvendi i Kosovës kishte miratuar me 61 vota pro rekomandimin e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me kërkesën e ‘NP KOSTT’ për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) kishte hyrë në obligime financiare prej 11 milionë eurosh për prodhim të energjisë në veri të Mitrovicës.
Qytetarët e katër komunave veriore të Kosovës, Leposaviqi, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan që nga viti 1999 nuk kanë paguar faturat e shpenzuara të energjisë elektrike.
Ambasadori Tomas Szunyog, gjatë ditës së hënë ka vizituar Mitrovicën Veriore, me ç’rast ka shpërndarë tetë kamionë për grumbullimin e mbeturinave.
Kamionët në fjalë kanë kushtuar 700 mijë euro dhe janë financuar nga ana e BE-së, si pjesë e projektit për menaxhimin e mbeturinave.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025












