Shkurt.ch
Serbi, protagonist i “vjedhjes së shekullit” dënohet sërish
Për t`a detyruar pronarin që t`ua japë kodin e kartelës së bankës, e kanë kërcënuar atë me hekurin e nxehtë për hekurosje
I njohur si më i riu në grupin e hajnave të cilët në vitin 1997 patën kryer „vjedhjen e shekullit”, duke plaçkitur 53 milion franga në postën Fraumünster të Cyrihut, serbi Zoran V. është kapur sërish në punë të liga.
Një proces gjyqësor që është kryer sot në Dietikon të Cyrihut e ka përballur atë me një vepër tjetër të rëndë: në nëntor të vitit 2010 ai së bashku me një serb tjetër kishin hyrë me dhunë në banesën e një këshilltari mode në Dietikon.
Pasi kishin sulmuar të zotin e banesës me sprej në fytyrë, e kishin lidhur atë dhe kishin „bastisur”gjithë banesën, duke marrë gjithçka me vete, madje edhe një kompjuter të prishur dhe një grumbull faturash. Ndërsa kulmi i dhunës së ushtruar ishte kur dy hajnat, për t`a detyruar pronarin që t`ua japë kodin e kartelës së bankës, e kanë kërcënuar atë me mjete të mprehta metalike dhe madje me hekurin e nxehtë për hekurosje.
Serbi Zoran në vitin 1997 qe zënë në Spanjë pak pas vjedhjes, me 1.3 milion franga. Pas vuajtjes së dënimit, ai në vitin 2008 kishte një paraqitje në një televizion zviceran ku prezantonte veten si prind të përkushtuar.
Gjykata e qarkut e Dietikonit i ka shqiptuar Zoran V. një dënim me hqje lirie prej dy vitesh.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale














