Lajme
Serbi: Protestohet kundër planit evropian, edhe me simbole të Wagner-it
Një ditë para takimit mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Ohër, në Beograd është protestuar kundër një marrëveshjeje të mundshme.
Nëpër rrugët e kryeqytetit të Serbisë qytetarët patën thirrjet “Kosova është Serbi” dhe “Jo kapitullim”. Madje në mesin e protestuesve pati edhe persona të maskuar, të cilët ishin të veshur me rroba që mbanin simbolet e grupit paramilitar rus “Wagner”, raporton Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Ata në duar mbanin edhe mbishkrimin “Populli dhe kisha në mbrojtje të shtetit, kundër tradhtisë, kjo është zgjidhja e vetme”.
Mijëra persona iu përgjigjen thirrjeve të partive parlamentare të djathta, u mblodhën pranë Kishës Shën Sava dhe marshuan drejt Presidencës së Serbisë duke brohoritur “Ne nuk do ta japim Kosovën, “Kosova është Serbi”, raporton REL, përcjell albinfo.ch.
Më 18 mars në Ohër takohen Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të negociuar mbi planin e zbatimit të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes palëve.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih












