Lajme
Serbia afër kandidaturës për në BE
Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet që sot të miratojnë konkluzat për kandidaturën e Serbisë për në BE, ku pritet që edhe formalisht të thuhet se shteti serb i ka përmbushur kriteret për marrjen e statusit.
Gjithashtu planifikohet që të përshëndetet qëllimi i Komisionit Evropian për të përpiluar një studim të fizibilitetit për Kosovën.
Sipas zyrtarëve të BE-së, Serbia do të marrë statusin e kandidatit, ndërsa edhe Kosova do të marrë një motivacion për të vazhduar reformat dhe për të ecur drejt mundësive të përafrimit me BE-në, raportojnë mediat kosovare.
Siç raportohet, sa i përket studimit të fizibilitetit fjala është vetëm për mundësinë e nisjes së një studimi të tillë, por që nuk paragjykon asgjë.
Kryediplomatja e BE-së Kethrin Eshton ka thënë se ky studim nuk do të thotë se do të ketë apo nuk do të ketë Marrëveshje të Stabilizim Asociimit(MSA).
Disa nga shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kushtëzojnë mbështetjen e tyre për këtë formulimin me marrëveshjen MSA, që ato të mos kenë nevojë ta njohin pavarësinë dhe që Kosova në raportet me BE-në të mos konsiderohet si shtet i pavarur.
Spanja mësohet te këtë thënë, se nuk do ta njohë shtetin e Kosovës për shkaqe ligjore, por nuk do të pengojë afrimin e Kosovës me BE-në, me kusht që Kosova të mos trajtohet si shtet i pavarur.
Mësohet se qëndrim të ngjashëm ka edhe Qiproja. Megjithatë, qëndrimi i tyre, pritet të sqarohet sot, kur të miratohen konkluzat.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













