Lajme
Serbia dikton çmimin e bukës
Çmimi i bukës në Kosovë vazhdon të ngrihet dita ditës, pasi që pjesa dërmuese e grurit, e cila konsumohet në vendin tonë, hyn nga Serbia me çmim më të lartë se në shtete tjera. Importi i madh i grurit, por edhe miellit ka bërë që Serbia edhe më tej ta diktojë çmimin e bukës në Kosovë.
Deri më tash tregtarët, por as mullisët, nuk kanë munduar të gjejnë treg më të gjerë të grurit, e ku si pasojë qytetaret e Kosovës po e paguajnë bukën me çmim më të lartë se në shtete të zhvilluara të BE-së, por edhe më gjerë, shkruan Zëri.
Muhamet Farizi, drejtor i Shoqatës së Mulliujëseve të Kosovës, ka thënë se deri më tash pjesa dërmuese e grurit që është bluar nëpër mullinjtë e Kosovës ka ardhur nga Serbia. Sipas tij, në një farë mënyre Serbia e ka diktuar çmimin e bukës në Kosovë.Pas shtrenjtimit të grurit edhe në Serbi tregtarët janë munduar të gjejnë tregje tjera më të lira, ndërsa dobësitë brenda Kosovës gjithmonë i ka shfrytëzuar Serbia për ta zgjeruar tregun.
Halit Xoxa, kryetar i Shoqatës së Bukëpjekësve të Kosovës, ka thënë se Serbia e dikton çmimin e bukës në Kosovë ngase mbi 80 për qind e grurit e miellit që konsumohet në Kosovë hyn nga ky shtet. Sipas tij, tradicionalisht tregtarët kosovarë kanë importuar miell e grurë nga Serbia për shkak të afërsisë dhe çmimit. Xoxa ka thënë se ka indikacione që çmimi i bukës të ngrihet edhe më tej për shkak të mungesës së grurit në Serbi, por edhe në shtete tjera të rajonit.
Ekspertë të ekonomisë thonë se krijimi i rezervave shtetërore është hap i domosdoshëm i Qeverisë së Kosovës për t’i mbrojtur qytetarët. Halim Gjergjizi, njohës i mirë i ekonomisë, ka thënë se Kosova vazhdon të përballet me probleme të tilla pasi që Qeveria e Kosovës e ka injoruar sektorin e bujqësisë në vend. Sipas tij, mbi 80 për qind e grurit dhe miellit importohet nga Serbia, ndërkaq një pjesë fare e vogël prodhohet në arat e Kosovës.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













