Lajme
Serbia edhe zyrtarisht merr pyetësorin e BE-së
Në përgjigjet e pyetësorit të BE-së, Beogradi duhet të pranojë realitetin se Kosova nuk është nën sovranitetin e Serbisë
Komisioneri Europian ipër zgjerim, Shtefan Fyle, i dorëzoi sot kryeministrit serb Mirko Cvetkoviq, pyetësorin e anëtarësimit në BE, por duke paralajmëruar Beogradin se progresi është i lidhur me arrestimin e të shumë kërkuarve për krime lufte dhe reformat në vend.
Vetë kreu i qeverisë serbe, tha se e sotmja është një ditë e rëndësishme për vendin e tij dhe se shpreson se Serbia të marrë statusin e vendit kandidat brenda fundit të 2011-ës.
Por komisioneri Fyle kujtoi se Bashkimi Europian kërkon nga Beogradi që të arrestojë ish gjeneralin Ratko Mlladiq, i kërkuar për genocid dhe masakra ndaj Serbrenicës. Prioriteti kryesor duhet të vazhdojë të jetë bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë dhe kapja e Mlladiqit, tha Fyle.
Komisioneri evropian shtoi se reforma gjyqësore do të luajë gjtihashtu një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.
Zyrtarët në Bruksel,thonë gjithashtu se Beogradi do të duhet të pranojë realitetin se Kosova nuk është nën sovranitetin apo kontrollin e Serbisë, në përgjigjet që do të japë në Pyetësorin e Bashkimit Europian. Sipas tyre, përgjigjet e gabuara të Beogradit lidhur me Kosovën, mund të bllokojnë kandidaturën e Serbisë në Bashkimin Europian.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











