Lajme
Serbia i kërkon mbledhje urgjente CEFTA-s
Serbia ka kërkuar mbledhje urgjente të sekretariatit të CEFTA-s për të kërkuar sqarime pas bllokadës që u ka vënë Qeveria e Kosovës produkteve me vulë doganore nga ky shtet. Për këtë ankesë do të mblidhen urgjentisht anëtarët e CEFTA-s. Kjo ankesë është bërë në bazë të të drejtave të shteteve anëtare të CEFTA-s.
Ankesa është bërë pak ditë pasi Kosova kishte thyer marrëveshjen e CEFTA-s për tregti të lirë mes shteteve anëtare, edhe pse vetë ajo kishte thyer marrëveshjen gati katër vjet më parë. Por ndaj saj nuk ishte ankuar askush deri më tani. Kosova përgjatë këtyre viteve, edhe pse ishte përjashtuar nga tregtia e lirë me Serbinë dhe Bosnjën, kurrë nuk ishte ankuar.
Të vetmet ankesa në CEFTA ishin deleguar nga dy kompani kosovare. “Badea Trading Company” nga Klina dhe “Inter Company” nga Podujeva janë bizneset e vetme që patën paraqitur ankesa gjatë vitit 2008 dhe madje në nën komitetin për Barriera Tarifore dhe Jotarifore të CEFTA-s, shkruan Koha Ditore.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











