CH-Ballkani
Serbia i kërkon Zvicrës ndihmë financiare për refugjatët
E ballafaquar me krizën e refugjatëve, Serbia ka kërkuar ndihmë financiare nga Zvicra. Siç shkruan gazeta “NZZ am Sonntag”, ambasadorja e këtij vendi në Zvicër i ka drejtuar Ministrisë së jashtme të Zvicrës (EDA) një lutje përkatëse.
Bazuar në këtë komunikim, javën që vjen do të zhvillohet një takim lidhur me këtë temë në mes të përfaqësuesve të dy vendeve.
Lartësia e ndihmës së kërkuar financiare nuk është precizuar, njofton EDA. Por ajo që dihet, me paratë zvicerane do të duhej të mbështeteshin organizatat humanitare në Ballkan që merren me refugjatët.
Siç dihet, Zvicra kultivon partneritet në fushën e migracionit me vendet ballkanike si Bosnja, Serbia dhe Kosova. Me këto vende ajo ka nënshkruar edhe marrëveshjet përkatëse.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar














