Lajme
Serbia ka dorëzuar listën e dosjeve kadastrale
Nën kryesimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në Prishtinë është mbajtur takimi i radhës së grupit tre palësh të ekspertëve të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë për zbatimin e marrëveshjes për kthimin e dosjeve kadastrale të marra nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999.
“Në ketë takim, delegacioni i Serbisë e dorëzoi listën përfundimtare të të gjithë dokumentacionit të regjistrit kadastral që është marrë nga pjesa më e madhe e komunave të Kosovës. Ndërsa mbetet që ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe ata të Pronës ta analizojnë këtë dokument rreth saktësisë dhe vërtetësisë e informatave që janë përfshirë në të.
Lista përfshinë dosjet kadastrale të komunave, të Prishtinës, Podujevës, Prizrenit, Gjilanit, Pejës, Mitrovicës, Zveçanit, Leposaviqit, Zubin Potokut, Rahovecit, Skenderajt, Ferizajt, Shtërpcës,Vushtrrisë, Deçanit, Gjakovës, Istogut, Lipjanit, Vitisë, Kamenicës, Drenasit, Klinës, Fushë Kosovës, Novobërdës, Obiliqit, Kaçaniku, Shtimes, Suharekës, dhe të Dragashit”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit në fund të takimit edhe njëherë u rikonfirmua gatishmëria e Institucioneve të Republikës së Kosovës, Agjencisë Kadastrale si dhe të Agjencisë Kosovare të Pronës për zbatimin e plotë të marrëveshjes për kthimin e dosjeve kadastrale të grabitura nga Serbia.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë













