Lajme
Serbia, Maqedonia rrezikojnë regjimin e lirë të vizave?
Që kur janë hequr vizat në dhjetor të 2009-ës, Belgjika dhe Suedia në vazhdimësi janë ankuar se kanë shumë kërkesa për azil
Belgjika ka tërhequr vërejtjen se serbët dhe maqedonasit “rrezikojnë” të humbin lirinë e lëvizjes pa viza në zonën Shengen, pasi që qeveritë e tyre kanë dështuar të ndalin eksodin e azilkërkuesve, raporton REL.
Që kur janë hequr vizat në dhjetor të 2009-ës, Belgjika dhe Suedia në vazhdimësi janë ankuar se kërkesat për azil nga qytetarët e Serbisë dhe Maqedonisë po përpiqen të abuzojnë sistemin.
Ministri i Migracionit, Melshior Uatelet i ka thënë agjencisë gjermane të lajmeve, DPA se më pak se një për qind e kërkesave të azilkërkuesve nga Ballkani janë të pranueshme.
Komisioni Evropian sot pritet të paraqesë ministrave të BE-së një raport në lidhje me atë se si Serbia dhe Maqedonia po e përdorin lirinë e lëvizjes.
Ai ka thënë se “nuk do të jetë shumë pozitive” për Serbinë dhe “shumë, shumë negative” për Maqedoninë, ndërsa shifrat e azilkërkuesve të rrejshëm nga këto vende” mbeten shumë të këqija”.
Bazuar në raporte, shtetet e BE-së kanë mundësi që të riparaqesin kontrollin e vizave, si mënyrë për t’i bërë presion Serbisë dhe Maqedonisë në lidhje me këtë problem.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












