Lajme
Serbia mohon se planifikoi vrasjen e Dick Martyt
Serbia i reagon Zvicrës
Sot, në një kundërpërgjigje, Agjencia Informative e Sigurisë e Serbisë, e njohur si “BIA”, ka mohuar të hënën të ketë planifikuar vrasjen e ish-senatorit zviceran, Dick Marty, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, mediat në Zvicër kanë raportuar se Marty tash e një kohë të gjatë është nën masa të rrepta sigurie pasi vlerësohet se është i kërcënuar me jetë nga shërbimet inteligjente serbe, e që synonin t’ua hidhnin fajin shqiptarëve.
“BIA” i ka nisur të hënën letër Shërbimit Federal të Inteligjencës Zvicerane (FIS), ku sipas agjencisë “Tanjug”, ka dënuar “pretendimet dashakeqe për përfshirjen e shërbimeve të sigurisë serbe në planifikimin e vrasjes së dikujt”.
Sipas mediave zvicerane, serbët kishin planifikuar vrasjen e Martyt në mënyrë që fajin t’ua hidhnin shqiptarëve, me idenë se kjo mund të pranohej, meqë bazuar në pretendimet në raportin e zviceranit, u ngrit Gjykata Speciale në Hagë.
Agjencia “Tanjug” ka raportuar për këtë të hënën, por duke e marrë edhe një deklaratë të avokatit Goran Petronijeviq. E sipas tij, “dorëshkrimi përmes të cilit u kërcënua Marty, është vepër e britanikëve ose edhe e shqiptarëve”.
“Ky është dorëshkrim i MI-6 (Inteligjenca britanike), por nuk e përjashtoj mundësinë që është edhe i shërbimit inteligjent shqiptar”, tha avokati nga Beogradi për agjencinë serbe Tanjug.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029












