Lajme
Serbia mund Shqipërinë me rezultat 2:0
Deri në minutat e lojës shtesë Shqipëria ishte dukshëm më e mirë në fushë, por në momentin kur e kërkoi golin, pësoi dy gola të shpejt në minutat shtesë të lojës
Kombëtarja shqiptare ka pësuar një disfatë në minutat shtesë nga Serbia me rezultat 2:0, duke dalë kokulur nga “Elbasan Arena” ku kanë qenë të pranishëm rreth 13 mijë shikues. Deri në minutat e lojës shtesë Shqipëria ishte dukshëm më e mirë në fushë, por në momentin kur e kërkoi golin, pësoi dy gola të shpejt.
Kjo humbja ia zbeh pak gjasat Shqipërisë për kualifikimet “Francë 2016”, edhe pse Kombëtarja e selektorit Giani de Biazi është akoma në garë, edhe nëse humbë në ndeshjen e radhës kundër Armenisë që luhet të dielën më 11 tetor.
Fillimisht Kolarov në minutën e 90-të zhbllokoi rezultatin, ndërsa, goditjen e fundit skuadrës sonë ua dha Lajiq në minutën e 90+3, duke shënuar golin e dytë. Por që Shqipëria ta ketë të sigurt Evropianin duhet patjetër ta fitojë ndeshjen në udhëtim tek Armenia, që mos të luaj në barazh, ku e presin kombëtaret e forta dhe gjasat janë shumë më të vogla.
Megjithatë, ajo që është e rëndësishme loja është zhvilluar në suaza të “fair play”, pa tensione siç priteshin. Shqipëria me këtë rast është treguar një shtet që respekton kundërshtarët dhe që organizon loja pa urrejtje ndëretnike. Në Beograd, një vit më parë, lojtarët e kombëtares shqiptare ishin sulmuar nga shikuesit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran









