Lajme
Zgjedhje në Serbi, në Luginë pak votues
Nga ora 07:00 e mëngjesit janë hapur të gjitha vendvotimet në Serbi, ndërsa në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, po vërehet numër i vogël i votuesve
Rreth 6.7 milionë qytetarë të Serbisë po votojnë sot për zgjedhjet lokale dhe ato Parlamentare, përfshirë këtu edhe shqiptarët e tri komunave të Luginës së Preshevës. Sipas burimeve të Albinfo.Ch, nga ora 07:00 e mëngjesit janë hapur të gjitha vendvotimet, ndërsa në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, po vërehet një numër i vogël i votuesve.
Zgjedhjet për Parlament të Serbisë, po mbahen edhe në Kosovë, dhe sipas medieve lokale, procesi me ndihmën e OSBE-së po zhvillohet normalisht.
Zeqirja Miftari, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhorë në Preshevë tha se në këtë komunë, janë hapur të gjithë vendvotime gjithsejtë 38 dhe të drejtë vote kanë 37474 votues.
Ndërsa për komunën e Bujanocit, kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhorë, Fejzi Beqiri ka thënë se vendvotime janë hapur dhe procesi po shkon mirë, raporton portali rajonal titulli.com. Sipas Beqirit, numri i përgjithshëm i votuesve në komunën e Bujanocit është 42.288 qytetarë.
Në këto zgjedhje shqiptarët kanë hyrë të ndarë dhe me disa lista zgjedhore. Derisa në Preshevë ka një shumicë absolute të shqiptarëve mbi 97 për qind, në Bujanoc është pak më e përzier struktura etnike, ka rreth 60 për qind shqiptarë dhe 40 për qind serbë dhe romë. Në Medvegjë shqiptarët kanë mbetur pakicë.
Por, e veçanta e këtyre zgjedhjeve është se mijëra shqiptarë të lindur në Luginë të Preshevës nuk do të kenë të drejtën e votës, në pamundësi për t’u pajisur me letërnjoftime. Shqiptarët janë shtyrë nga evidenca civile dhe po bëhet pasivizimi i vendbanimeve, duke iu mohuar kështu dhe e drejta e votës.
Nagip Arifi, kryetar i Komunës së Bujanocit, ka thënë për “Zërin” se pasivizimi i vendbanimeve të personave me të drejtë vote ka filluar si procedurë nga Republika e Serbisë, duke pasivizuar sidomos shqiptarët që jetojnë në Malësinë e Bujanocit dhe atë të Karadakut në Preshevë.
Arifi sqaron se sipas evidencës që posedojnë, në Bujanoc janë pasivizuar diku 300 persona me të drejtë vote, ka thënë ai për Zëri. Por, prapëseprapë ai thotë se numri i shqiptarëve që kanë të drejtë vote në këtë komunën e Bujanocit, veçanërisht është më i madh se i serbëve.
Ndryshe, sot për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre, kanë të drejt sot rreth 6.739.441 qytetarë të Serbisë në 8.378 vendvotime. Për 250 ulëse në Kuvendin e Serbisë, kanë kandiduar 3.270 kandidat nga 20 lista zgjedhore e partiake.
Ndërsa zgjedhjet lokale po mbahen në Beograd (që ka 17 komuna) dhe në 25 qytetet të tjera, që kanë gjithsejtë 138 komuna.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025












