Lajme
Serbia nuk i lejon shqiptarët të votojnë në Medvegjë
Rreth 2000 shqiptarë janë bllokuar në pikëkalimin e Mutivodës, duke mos u lejuar që të shkojnë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme lokale. Shqiptarët janë revoltuar
Në kundërpërgjigje me vendimin e këshilltarëve shqiptarë të Bujanocit dhe Preshevës për të themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi, ka reaguar Qeveria e Serbisë, e cila ka bllokuar hyrjen në komunën e Medvegjës, të rreth 2000 shqiptarëve që po shkon për të votuar në zgjedhjet e parakohshme lokale.
Qytetarët e komunës së Medvegjës, janë bllokuar në pikëkalimin në Mutivodës, që ndanë Kosovën me Serbinë. Arsyetimi i autoriteteve serbe, sipas “Zërit”, është se nuk po u funksionon sistemi policisë kufitare të Serbisë, mirëpo arsyeja kryesore është moslejimi i pjesëmarrjes masive të shqiptarëve në zgjedhjet e së cilës.
Aktivistët shqiptarë në Medvegjë u kërkojnë nga shqiptarët që janë bllokuar në kufi që mos të zmbrapsen nga qëllimet e tyre për të votuar, pavarësisht presioneve të ndryshme që u vijnë nga shteti serb. Mësohet se qytetarët e Medvegjës e kanë bllokuar pikëkalimin kufitar.
Disa qytetarë kanë kërkuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, që të bëjnë trysni tek autoritetet serbe në mënyrë që ata të lejohen të shkojnë për të votuar. Po ashtu kanë kërkuar nga përfaqësuesit shqiptar që ti tërheqin dy listat shqiptare nga zgjedhjet.
Ndryshe, nuk është kjo hera e parë që Serbia u pengon shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Komunave me shumicë shqiptare në Luginë të Preshevës. Në Bujanoc, madje Serbia po dislokon kolonë serbë nga Kosova, në anën tjetër shqiptarëve po u marre të drejtën e vendbanimit, duke i bërë pa të drejtë vote.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













