Lajme
Serbia pa status, vendimi pritet pasdite
Kusht për marrjen e statusit të Serbisë mbetet dialogu me Kosovën
Këshilli i Evropës vendosi sot në mëngjes që Serbia në mars ta marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, me kusht që të shënojë përparime të mëtejshme në dialogun me Prishtinën. Serbia duhet gjithashtu të mundësojë lirinë e plotë të lëvizjes për EULEX-in dhe KFOR-in. Takimi i Këshillit, i cili zgjati mbi 10 orë, përfundoi të premten në mëngjes.
Presidenti i Këshillit, Herman Van Rompuy, tha në një konferencë shtypi se e gjithë rrjedha e parë e seancës i kushtohej krizës në eurozonë, dhe se për zgjerim do të flitet gjatë ditës.
Siç bën të ditur agjencia britanike reuters, duke iu referuar një diplomati të UE-së, në themel të qëndrimit të krerëve evropianë për shtyrjen e dhënies së statusit Serbisë, është fakti se ajo ka bërë tepër pak për normalizimin e raporteve me Kosovën. “Serbia ka bërë përparime të caktuara, por për të fituar statusin e kandidatit, nevojiten më shumë dëshmi për përmirësimin e marredhënieve me Kosovën”, ka thënë diplomati i paidentifikuar.
Megjithatë, sipas dokumentit të konkluzioneve me të cilat disponon Tanjug, e të cilat janë konfirmuar nga burimet diplomatike, Këshilli tashmë ka marrë vendim për zgjerimin, ndërsa shpallja publike pritet të bëhet të premten pasdite.
Sipas dokumentit, në pikën 16 të konkluzioneve të Këshillit, Serbia deri në mars 2012 do ta marrë statusin e kandidatit, nëse Këshilli deri atëherë bindet se “Serbia po dëshmon angazhim bindës dhe se ka shënuar përparime në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog, përfshirë menaxhimin e integruar të kufijve, marrëveshjen për bashkëpunim të plotë rajonal, si dhe të bashkëpunojë aktivisht që të mundësohet zbatimi i mandatit të EULEX-it dhe KFOR-it”.
Mbledhja e Këshillit, të cilin e përbëjnë 27 krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së, u mblodhën natën mes të enjtes dhe të premtes deri në orët e hershme mëngjesit, ndërsa do të vazhdojnë punën pas një pauze të shkurtër me nënshkrimin e traktatit të pranimit me Kroacinë.
Reuters citon diplomatin e BE-së të thotë se Këshilli i Evropës mund të angazhojë ministrat, më së largu deri në mars, për të vërtetuar nëse Serbia ka përparuar. Ndërsa, një tjetër diplomat ka thënë se momentalisht vendimi do të shtyhet për në mars.
Për një vendim pozitiv për Serbinë duhet konsensusi i plotë i të gjitha shteteve të BE-së.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës













