Lajme
Serbia pranon dy sisteme raketore nga Rusia
Serbia do të anëtarësohet në BE, por i ruan lidhjet e ngushta me Rusinë. Nga Moska kanë mbërritur në Serbi dy sisteme moderne të mbrojtjes nga ajri, që do të përdoren për një manovër të përbashkët luftarake në Ballkan
Është fjala për sistemin e mbrojtjes kundërajrore S-400 dhe raketat e lëvizshme për mbrojtjen nga ajri të tipit Panzir. Sikurse njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, këto sisteme vihen në provë për herë të parë gjatë një manovre jashtë Rusisë. Sistemet duhet të instalohen në bazën ushtarake Batajnica, në afërsi të Beogradit.
Ushtarët rusë dhe serbë deri më 29 tetor kanë zhvilluar manovra të përbashkëta stërvitore në Ballkan. Ky është vazhdimi i një stërvitjeje me emërtimin “Tabela mbrojtëse sllave-2019”, që nisi në shtator në rajonin jugor të Rusisë Astrachan.
Në këtë manovër do të simulohen aksionet e një grupi të përbashkët luftarak për mbrojtjen kundër masave armiqësore të zbulimit dhe ofensivës, sikurse deklaroi Ministria serbe e Mbrojtjes. Ushtria serbe bazohet në një teknologji armatimesh sovjetike. Vitet e shkuara këtij arsenali i janë shtuar edhe avionë luftarakë MiG-29 si dhe helikopterë, tanke e automjete të blinduara nga Rusia.
Ndonëse Serbia përpiqet për anëtarësimin në BE, ajo vazhdon t’i ruajë marrëdhëniet tradicionalisht të ngushta me Rusinë, që e konsideron si “vëllanë e madh ortodoks”. Për Moskën Serbia është aleati më i rëndësishëm në Ballkan. Ndër të tjera, edhe sa i përket çështjes së Kosovës qeveria në Beograd mbështetet tek Rusia, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












