Shkurt.ch
Sërish ashpërsohet kriteri i bashkimit familjar për sirianët
Familjet pritëse siriane në Zvicër obligohen ndaj shtetit, mes tjerash se do të kujdesen për familjarët e tyre së paku tre muaj
Pas aktit ë zemërgjerësisë që Zvicra kishte treguar fillimisht kundrejt refugjatëve sirianë, të cilët duan t`u bashkohen familjarëve të tyre në Zvicër, në horizont duken shenja tërheqjeje. Zyra Federale për Migracion (BFM) pati proklamuar gjatë shatorit se bashkimi familjar në rastet e sirianëve do të bëhej pa shumë formalitete. Por fluksi i rritur dukshëm gjatë muajit të fundit i atyre që kanë bërë kërkesa për të ardhur në Zvicër mbi këtë bazë ka shtyrë t`i kthehet realitetit të ashpër. Dhe, ka ashpërsuar kriteret për një gjë të tillë.
Siç tregon një kronikë e bërë nga emisioni “10vor10” i televizionit publik zviceran, BFM arsyeton ndryshimin e kursit me faktin se nga ajo kohë në Zvicër kanë ardhur më shumë se 600 sirianë dhe se shumica e tyre kanë kërkuar azil në qendrat e këtushme të pranimit.
Në emision tregohen raste të ndryshme ku sirianëve me qëndrim në Zvicër u kanë ardhur numër i madh i “mysafirëve” të tillë, të cilët, në pamundësi për t`i mbajtur, i kanë udhëzuar të paraqiten për azil. Dhe kjo paraqet devijim nga oferta që kishte dhënë Zvicra: ajo nënkuptonte që të ardhurit të strehoheshin dhe mbaheshin nga familjarët e tyre në Zvicër.
Për pasojë, BFM tash ka marrë vendimin që familjet pritëse siriane në Zvicër të marrin detyrime ndaj mysafirëve të tyre. Ata obligohen ndaj shtetit, mes tjerash se do të kujdesen për familjarët e tyre së paku tre muaj.
Nga ana tjetër organizata që mbron refugjatët “Flüchtlingshilfe” e ka kritikuar këtë qasje, duke thënë se në këtë mënyrë bashkimi i proklamuar familjar po bëhet pothuajse i pamundur.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













