Lajme
Sërish atakohet eskorta e kryeministrit Mustafa
Sipas Policisë, sot në mëngjes derisa kryeministri po shkonte në Qeverisë, disa persona e kanë sulmuar me mjete të metalta, eskortën e Mustafës
Pas gjuajtjes me vezë në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Isa Mustafa edhe sot ka qenë cak i sulmeve. Sipas Policisë, sot në mëngjes derisa kryeministri po shkonte në Qeverisë, disa persona e kanë sulmuar me mjete të metalta, eskortën e Mustafës, duke shënuar kështu sulmin më serioz të ditëve të fundit.
Sipas zyrës për informim në Policinë e Kosovës, njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë parandaluar veprimin e personave të dyshuar, të cilët po i afroheshin eskortës në lëvizje të kryeministrit. “Ngjarja ka ndodhur në sot rreth orës 07:58, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.
“Njësia policore e mbrojtjes së afërt janë vërejtur dy persona të dyshuar të cilët kanë tentuar ta sulmojnë eskortën e kryeministrit e cila ka qenë në lëvizje. Njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë parandaluar veprimin e personave të dyshuar, të cilët gjatë ikjes kanë lenë prapa tri qese të letrës në të cilat ka pasur mjete të forta, copëza metali të cilat shërbejnë për shpuarjen e gomave, si dhe një telefon celular”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, sa i përket lëvizjes se eskortës së kryeministrit nuk ka pasur asnjë incident dhe e njëjta ka vazhduar lëvizjen pa probleme, ndërsa lidhur me rastin janë duke u kryer të gjitha veprimet e nevojshme policore.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












