Lajme
Sërish kaos qeveritar në Austri: Brenda një ditë japin dorëheqje dy ministre
Gjatë ditës së sotme dy ministre nga Partia Popullore (ÖVP) kanë dhënë dorëheqje
S’ka rehati në qeverinë austriake. Pas shumë dorëheqjeve të njëpasnjëshme kohët e fundit, sot ishte sërish një ditë jo e mirë. Gjatë ditës së sotme dy ministre nga Partia Popullore (ÖVP) kanë dhënë dorëheqje. Në mëngjesin e ditës së hënë fillimisht ka dhënë dorëheqje ministrja e Bujqësisë dhe Turizmit, Elisabeth Köstinger, raporton albinfo.at.
Që kur ish-kancelari Sebastian Kurz u largua nga politika në vitin 2021, ministrja e Bujqësisë dhe Turizmit, Elisabeth Köstinger, kishte planifikuar të jepte dorëheqjen nga posti i saj. Köstinger konsiderohej si njeri i ngushtë i ish-kreut të qeverisë austriake, Sebastian Kurz.
“Tani është koha që unë të mbetem vetëm e lidhur me politikën dhe vendin, me Partinë Popullore dhe të hap një kapitull të ri në jetën time”, ka thënë Köstinger gjatë një konference për shtyp.
Ndërkohë, dy orë më vonë ministrja e Dixhitalizimit dhe Ekonomisë ka marrë po të njëjtin vendim. Ajo dorëheqjen e saj e ka njoftuar përmes një video në faqen e saj në Facebook.
“Pas gati pesë vjetësh në politikën austriake, sot jap dorëheqjen si ministre e Dixhitalizimit dhe Ekonomisë. Qëllimi im ka qenë gjithmonë që ta bëj vendin e biznesit më tërheqës dhe të punoj për njerëzit në këtë vend në mënyrën më të mirë të mundshme. Ishte një kënaqësi për mua që shoh të ardhmen për të ndihmuar në formimin e këtij vendi të madh. Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin e mirë”, tha Schramböck në klipin e saj në Facebook, transmeton albinfo.at.
Pas këtyre turbulencave në kabinetin qeveritar kancelari Karl Nehammet ka deklaruar se postet në dy ministritë do të zëvendësohen gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa ka premtuar se do të ketë ndryshime të shumta në kabinetin qeveritar.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën Aeroporti Basel-Mulhouse, i drejtuar bashkërisht nga Franca dhe Zvicra, ka njoftuar tetë destinacione të reja në... -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës











