Lajme
Sërish nis viti i ri shkollor për të mësuar gjuhën shqipe
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” është bartëse e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër, sërish nisi vitin e ri shkollor 2020/’21, më 10 gusht (Bernë – Basel Land) e diku më 17 gusht (Cyrih e tjera) varësisht kur fillon mësimi i rregullt nëpër kantone të cilat kanë orare të ndryshme sa i përket fillimit dhe mbarimit të vitit shkollor.
Si çdo vit tashmë, nxënës, mësues, prindër entuziastë, miq e dashamirës, mblidhemi tok dhe me ambicie për fryte të mëtejshme nxitim për përfshirjen sa më të madhe të fëmijëve në këtë cikël të përvitshëm mësimor.
Është gëzim dhe kënaqësi e madhe për ne që sivjet nisemi të 30-tin vit radhazi në mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët tanë. Ky vit shkollor përkon me tridhjetë vjetorin e organizimit të këtij misioni fisnik.
Shkolla ka krijuar një fole të ngrohtë për komunitetin, janë të regjistruar 1700 fëmijë shqiptarë dhe shqiptaro-zviceran që do të ndjekin mësimin e gjuhës shqipe për këtë vit shkollor- theksoi kryetari i LAPSH-it Nexhat Maloku, i cili është edhe mësimdhënës i gjuhës shqipe në Cyrih.
Mësimi vazhdon të realizohet në 15 kantone si: Argau, Bernë, Basel, Cyrih, Friburg, Glarus, Jura, Gjenevë, Neoshatel, St. Galen, Thurgau, Vaud, Chafhausen, Valis dhe Tiçino. Mësimi është nën kujdesin e personelit të 53 mësimdhënëseve mjaftë të përkushtuar. Pas këtyre e shumë të tjerave ne kemi çdo arsye të buzëqeshim.
Në kushtet e jetës jashtë Atdheut, mësimi i gjuhës amtare dhe ruajtja e zhvillimi i identitetit kombëtar vështirësohet dhe kjo manifestohet shumë më tepër te brezat e rinj, posaçërisht te fëmijët e lindur në vend të huaj. Prandaj, institucioni më i përshtatshëm, ku mësohet e zhvillohet formimi gjuhësor e kulturor me përkujdesje profesionale, është shkolla.
Shkolla shqipe është hapur për të gjithë fëmijët shqiptarë. Glarusi është Kantoni dhe qyteti ku ka filluar për herë të parë Shkolla Shqipe e pavarur (nga sistemi ish jugosllav) në Zvicër më 1 shtator 1990 nga mësuesja e përkushtuar Drita Krasniqi.
Prej më se 30 vjetësh për mes mësimit plotësues qindra fëmijë të moshave 6 -16 vjeç vazhdojnë të arsimohen në gjuhën shqipe.
Përgëzoj ata prindër që fëmijët e tyre i dërgojnë në shkollën shqipe, se shkolla për ta është hapur. Me mësimin e gjuhës amtare fëmijët kanë mundësi të zhvillojnë njohuritë e tyre gjuhësor në shqip, flasin më lehtë me prindër dhe rrethin familjare, mësojnë të shkruajnë e të lexojnë. Gjuha amtare është identiteti ynë kombëtar shqiptar, gjuha amtare është themeli mbi të cilën ndërtohet aftësia e tij për të mësuar. Fëmija që e dinë gjuhën e vet, më lehtë do të mësojë gjuhën e dytë. Duke mësuar shqipen krijohet dygjuhësia shqip dhe gjermanisht, shqip frëngjisht etj.
Shqetësimet për më shumë nxënës që ulën në bankat shkollore vazhdojnë të jenë plaga jonë, jo të gjithë prindërit e kuptojnë rëndësinë e mësimit shqip sikurse ne mësimdhënësit. Dhe është për të ardhur keq që shumë fëmijë me të dy prindër shqiptarë e kanë harruar gjuhën amtare shqipe.
Këtu në Zvicër janë me mijëra nxënës e nxënëse që nuk vijnë në shkollat shqipe. Për këtë duhet të jemi më këmbëngulës, prindërit nuk duhet të ua mohojnë fëmijëve të drejtën më elementare siç është mësimi i gjuhës amtare shqipe. Nga ana tjetër, qeveria e Republikës së Kosovës duhet t’i përgjigjet me përgjegjësi shqetësimit të diasporës në veçanti shkollës së mësimit të gjuhës shqipe. Po të qëndrojmë kështu të vjen një ditë ku vështirë se do të ketë lexues që dinë të lexojnë shqip.
Mbetemi me shpresë se vitin e ardhshëm shkollor në shkollën shqipe do të kemi më shumë nxënës të rinj e të reja që duan të mësojnë si flitet dhe shkruhet gjuha jonë shqipe.
Nexhmije Mehmetaj
Delemont, 30.08.2020
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











