Lajme
Sërish për arinjtë e Kosovës, tre muaj pas aksionit të shpëtimit
Në kushte të reja, ata kanë pasur mundësi të zhvillohen normalisht, në ambientin natyror që i përshtatet llojit të tyre
Në muajin maj të këtij viti një aksion në Kosovë i shoqatës ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve „Vier Pfoten“ (Katër putrat) kishte pushtuar kryetitujt e medieve në gjuhën gjermane.
15 arinj ishin nxjerrë nga „kopshtet zoologjike“ në kuadrin e restoreanteve të ndryshme kosovare ku ata, duke jetuar në kushte të mjerueshme, shërbenin si „atraksion“ për vizitorët.
Për këta arinj organizata në fjalë, në bashkëveprim me autoritetet kosovare pati ngritur një park të rrethuar natyral në malet diku në rrethinën e Prishtinës. Në kushte të reja, ata kanë pasur mundësi të zhvillohen normalisht, në ambientin natyror që i përshtatet llojit të tyre, shkruan gazeta austriake “Kleine Zeitung”.
„Synimi ynë është që arinjve tu krijojmë kushte që u ngjajnë atyre në natyrën e lirë“, ka thënë udhëheqësja e shërbimit të përkujdesjes për kafshë, Emily Lloyd.
Arinjtë, sipas „Vier Pfoten“ ishin duke u mbajtur në kafaze që ishin tepër të vegjël për madhësinë e trupit të tyre. Kjo mënyrë e jetes atyre u kishte shkaktuar çrregullime të rënda në mënyrën e sjelljes.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












