Lajme
Sërish rritje: 132 raste të reja me Covid-19 në Zvicër
Mesatarisht në 7 ditët e fundit janë raportuar 89.4 infeksione të reja në ditë, që është 7 për qind më pak se sa në 7 ditët pararendëse
Pas disa ditësh të një uljeje relative, numri i rasteve të infektimit me Covid-19 sot ka shënuar sërish një rritje të madhe. Bëhet fjalë për një shifër që është afër dyfish më e madhe se një ditë më parë, shkruan albinfo.ch.
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 132 infeksione të reja me koronmavirus. Të kujtojmë: 70 raste të reja të konfirmuara janë raportuar të martën (dje), 63 të hënën, 85 të dielën dhe 108 të shtunën, shkruan Agjencia e Lajmeve SDA.
Mesatarisht në 7 ditët e fundit janë raportuar 89.4 infeksione të reja në ditë, që është 7 për qind më pak se sa në 7 ditët pararendëse.
Deri më sot në Zvicër ka pasur gjithsej 33.114 raste të konfirmuara nga laborator, me Covid-19. 1688 njerëz kanë vdekur deri më tani, të testuar pozitivisht për Covid-19, përcjell albinfo.ch. Kjo shifër korrespondon me 19.7 viktima në 100 mijë banorë.
4104 persona janë detyruar të shtrohen në spital që nga fillimi i pandemisë deri më sot, ose nëntë më shumë se një ditë më parë. Deri më tani, numri i testeve të kryera ka arritur në 700 326. Rezultatet kanë qenë pozitive në 5.7 për qind të këtyre testeve.
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Nemo rikthen trofeun e Eurovisionit Eurovision po përballet me një krizë që po thellohet pasi këngëtari zviceran Nemo, fituesi i vitit... -
Politikani i Aargaut kërkon që autostradat të kthehen në 130 km/orë -
Të dielën orari i ri i SBB -
Mungesë banesash: rritja e ofertës nuk po ecën me kërkesën -
Kosova rikthehet në Davos në Zvicër me “House of Kosova” 2026












