Shkurt.ch
Sërish rritje e numrit të të papunëve
Në fund të vitit janë regjistruar sërish më shumë njerëz të papunë në Zvicër
Shkalla e papunësisë u rrit nga 3.2 për qind, sa ishte në nëntor, në 3.5 për qind në dhjetor.
Mesatarisht për gjithë vitin 2013 llogaritet të kenë qenë 3.2 për qind të papunë në krahasim me 2.9 për qind sa ishin në vitin 2012.
Numri i të papunëve në Zvicër është rritur në muajin dhjetor të vitit 2013 për 10.364 të papunë, në 149. 437 njerëz.
Shkalla e papunësisë llogaritet në nivel vendi të jetë në 3.5 për qind. Në nëntor ishte raportuar për 3.2 për qind të papunë.
Që nga maji 2010 nuk është raportuar për më shumë njerëz të papunë në Zvicër sesa në fund të vitit 2013.
Rritja e papunësisë në dhjetor ishte më shumë për shkaqe sezonale. Sekretariati për Çështje Ekonomike (SECO) thotë se shifrat janë në përputhje me pritjet.
Papunësia e të rinjve mes moshës 15 dhe 24 vjeç u rrit në dhjetor me 3.4 për qind, në 19.981 të papunë. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, megjithatë paraqet një rënie prej 1.8 për qind. Një total prej 205.802 punëkërkuesish janë regjistruar në muajin dhjetor.
Edhe pse thuhet të jetë rritur ekonomia e vendit gjatë vitit 2013 për 2 për qind, shkalla e papunësisë është rritur nga 2.9 në 3.2 për qind. Kjo për faktin se tregu i punës zakonisht është i vonuar për t’i dhënë përgjigje gjendjes ekonomike.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












