Lajme
Sërish të shtëna masive në SHBA, qëllohen me armë 13 persona
Të paktën 13 persona janë qëlluar me armë, dhe dy prej tyre janë vrarë gjatë të shtënave masive në Philadelphia gjatë të shtunës mbrëma, ka njoftuar policia amerikane.
Të shtënat filluan në jug të vendit, pak çaste para mesnate. Policët i ishin përgjigjur telefonave për të shtëna armësh. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, panë një burrë duke shtënë mbi civilët, transmeton albinfo.ch.
Ata menjëherë hapën zjarr mbi një të dyshuar, për të cilin akoma nuk dihet nëse është qëlluar. Ndërkaq shtatë prej viktimave të sulmit janë dërguar në spitalin Thomas Jefferson. Pesë të tjerë në spitalin e Pennsylvania – përfshirë edhe të dyshuarin.
Tre prej viktimave të tjera u shtrinë në spitalin Penn Presbyterian. Gjendja e tyre nuk është bërë e ditur menjëherë. Në anën tjetër, është bërë e ditur se asnjë nga zyrtarët policorë nuk është plagosur nga ky sulm.
*Alert* Emergency personnel are responding to a shooting incident in the area of 3rd and South Streets. Several people have been injured. Please avoid the area.
— Philadelphia Police Department (@PhillyPolice) June 5, 2022
E-Diaspora
-
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri Adis Tairi, përmes platformës HealthCampus, angazhohet në trajnim praktik dhe përgatitjen e kuadrove të reja për... -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave Zvicër: Përplasje në autostradë pas vozitjes në kah të gabuar... -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri










