Lajme
Sërish tollovi në kufijtë me Serbinë
Policia e Kosovës njofton për pritje deri në 3 orë në pikë-kalimi kufitar Merdare, ndërsa deri në 4 orë të Dheu i Bardhë
Policia e Kosovës njofton qytetarët se në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i bardhë që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë përsëri janë krijuar kolona me pritje të gjata. Departamenti i Policisë Kufitare, informon se në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë pritjet shkojnë deri në 4 orë.
Sipas Policisë së Kosovës, në pikë-kalimin kufitar në Merdare, situata është e qetë, qarkullimi i automjeteve është duke u zhvilluar me një intensitet të shtuar në të dy drejtimet.
“Në hyrje të Republikës së Kosovës pritjet sipas qytetarëve janë në kohëzgjatje prej rreth 20 minutave, ndërsa në dalje nga Republika e Kosovës për në Serbi kolona e automjeteve është e gjatë rreth 500-600 me pritje prej rreth 2-3 orësh. Ndërsa te Dheu i Bardhë në dalje nga Republika e Kosovës për në Serbi pritjet janë rreth 3-4 orëve ndërsa kolona është e gjatë prej rreth 2 kilometrave”, njofton Policia.
Sipas informatave që posedon policia kosovare, kjo pritje bëhet nga puna e ngadalshme, neglizhenca gjatë regjistrimit-plotësimit të formularëve nga ana e autoriteteve serbe.
“Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë duke u shkaktuar nga autoritetet serbe. Në pikë-kalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata”, thuhet në njoftimin e Policisë.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











